Një proteste e pazakonte ndodhi ne Dhomën e Përfaqësuesve ne SHBA, ku nje grup ligjvënësish demokrate u ulen ne mes te sallës.

Ky veprim qe solli kaos ne dhomën e ulet te Kongresit, erdhi pasi republikanet kundërshtuan votimin e nje rezolute, qe parashikonte kufizimin e blerjes se armeve. Synimi i kesaj taktike qe përdoret kryesisht ne rruge e jo ne kongres ishte qe te detyrohej kreu i dhomës, Pail Ryan, te anulonte pushimin nje javor dhe diskutimet te fokusoheshin tek çështja e armeve, e rikthyer ne vëmendje pas tragjedisë se Orlandos. Per 16 ore deputetet qëndruan te ulur, duke kërkuar debat dhe votim te masave per te zgjeruar kontrollet ndaj personave që blejnë armë, si dhe për të mos lejuar blerjen nga te dyshuarit si terroristë. Protesta drejtohej nga ikona e të drejtave civile, John Lewis, i cili deklaroi se në 12 vitet e fundit krimet me armë morën më shumë jetë amerikanësh sesa SIDA dhe droga. Kryesuesi i seancës vendosi ndërprerjen e mbulimit televiziv, duke njoftuar nje pushim deri ne 5 korrik, por demokratet vijuan transmetimit përmes telefonave te tyre. Ata premtuan se do te gjejnë mënyra te tjera per te detyruar republikanet qe te dorëzohen. Per kreun e Dhomës se Përfaqësuesve sjellja e demokrateve ishte nje përpjekje per te bere publicitet. Kongresi Amerikan nuk ka votuar nje ligj per kontrollin e armeve qe prej vitit 1994, ndërsa mbështetësit e përdorimit te tyre thonë se forcimi i masave do te cenonte te drejtën kushtetuese per te mbajtur arme.

Artikulli paraprakFEMRA BOND MË E VJETËR NË HISTORI, POR NJË BUKURI SPEKTAKOLARE EDHE NË DITËT E SOTME
Artikulli tjetërEMERGJENCAT CIVILE DHE ZJARRËFIKËS KONTROLLE NË PIKAT E SHITJES SË GAZIT