Një grup studentësh kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit për degët që janë në rrezik, pasi kanë një numër shumë të ulët studentësh të regjistruar. Studenti Kolindo Vjerdha tha se mori pjesë për të ngritur edhe zërin e studentëve në Shkodër.

Sipas tij, Ministria duhet të ndërmarrë të tjera politika për degët në rrezik, si edhe të ulet të bëjë një analizë të politikave të ndërmarra deri më tani, se çfarë të mirash ka sjellë.

Ndalur në universitetin e Shkodrës, ‘Luigj Gurakuqi;. Ai tha se këtë vit në degën e Fizikës nuk ka asnjë student të regjistruar, ndërsa në atë të matemtikës vetëm 8 studentë.

“Ditë simbolike për mesazhin që përcolli. Ardhja nga Shkodra ishte një formë përfaqësimi për studentët e Shkodrës. Mund të flas për një tendencë rënie në një numër të konsiderueshme të degëve në universitetin e Shkodrës. Siç janë dega matematikë me 8 studentë, fizika asnjë studentë të regjistruar, në të numra të tillë janë edhe degët e historisë gjeografisë.

Kemi ardhur për të rikujtuar atë që realitet, vështirësitë që jeta akademike sjell, degët që rrezikojnë të mbyllen. Ndoshta këtë politika duhen parë me një sens tjetër, çfarë rezultatesh kanë sjell. Ndodhte duhej të kishte më tepër transparencë nga ministria për këto politika.

Me shpresën që këto pika që ngritën zërin të mos bien në vesh të shurdhët por të jenë një dorë për studentët ministrinë e pedagogët që të ri dimensionojmë jetën akademike”, tha ai.

Artikulli paraprakRIKTHEHET DËBORA NË VERI! ZBARDHET THETHI, KELMENDI E DUKAGJINI
Artikulli tjetërMETA MBARON TAKIMIN ME BERISHËN: MË 6 DHJETOR PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË, SIGURIA NUK CENOHET NGA QYTETARËT, POR NGA RAMA