Rinovimi i lejes për ndertimin e HEC-eve në Kaçinar të Mirditës, ka ngritur në proteste banoret e 7 fshatrave të kësaj njesie administrative. Ata u mblodhen këtë të hënë para Bashkisë Mirdite, duke kundërshtuar keto projekte që sipas tyre ju marrin burimet ujore dhe shkatërrojnë këtë zonë.

Banoret e fshatrave të Kaçinarit u priten dhe nga kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, sipas të cilit kompania ka paraqitur dokumentacionin ligjor të dhëna nga institucionet qendrore, por bashkia do të respektoje vullnetin e shumices së banoreve.

Koncesioni për ndërtimin e 5 HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018, por deri tani kompania nuk është lejuar nga banoret të nisë punën në terren.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTONTE AUTOMJETIN NË GJENDJE TË DEHUR, ARRESTOHET 46-VJEÇARI
Artikulli tjetërVIKI TAFRRUKU PARAQITJE POZITIVE NË GARAT E SHKUPIT