Me rastin e 8 marsit, banorët e lagjes “Mark Lula” dhe Qendra Komunitare me të njejtin emër kanë organizuar pasditen e së martës një marshim në formë proteste me moton “Të jetosh në periferi nuk do të thotë të përfshihesh në mënyrë periferike”.

Gjatë këtij marshimi me pankarta që përmbanin mesazhe të ndryshme, ata kërkuan nga pushteti vendor që të kthehet vëmendja tek kjo lagje, pasi investimet për ta dhe përmirësimin e jetesës, sipas tyre janë thuajse zero. Por mungesa e investimeve nuk ishte arsyeja e vetme për të cilën këta banorë ngritën zërin. Mentaliteti përjashtues, arroganca pushtetare dhe politike, dhuna gjinore e institucionale, mungesa e politikave sociale ishin të tjera çështje për të cilat, kishin vendosur të reagonin në ditën kur të tjerët gabimisht ose me të drejtë, festonin. Në mbështetje të këtyre banorëve dhe kërkesave të tyre, doli edhe Sara Guraj, këshilltare në bashkinë e Shkodrës e cila bëri thirrje që vëmendja e pushtetit vendor të kthehet edhe tek kjo lagje. Por marshimi i organizuar të martën nuk do të jetë i vetmi. Banorët e “Mark Lulajt” shprehen të vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre dhe deri atëhere, thane ata protesta nuk do të ndalen.

Artikulli paraprakMBLIDHET ASAMBLEJA E PS, RAMA: NE 2017-en PS E NDRYSHUAR RRENJESISHT
Artikulli tjetërSHKARKIMET NGA HEC VAU I DEJËS, PËRMBYTET FSHATI GORICË