Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Aktualisht banorët kanë bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar, ndërsa aty ndodhen dhjetëra forca policie nga FNSH dhe ‘Shqiponja’.

Banorët kanë theksuar se nuk do të lëvizin nga autostrada, deri sa t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë duke hedhur gazlotsjellës.

Artikulli paraprakVJOSA OSMANI CAKTON DATËN, ZGJEDHJET NË KOSOVË DO TË MBAHEN NË 9 SHKURT
Artikulli tjetërMARRËVESHJA HAMAS-IZRAEL, SHBA JEP PROPOZIMIN ‘URË’/ BISEDIMET VIJOJNË NË KAJRO, ÇFARË PRITET