PAS VIDEO-SKANDALIT KËRKOHET PËRMIRËSIM NGA SHËRBIMI SOCIAL. Aktivistë të ndryshëm nga shoqëria civile janë mbledhur për të protestuar përpara shërbimit social në Shkodër pas vendimit për shkarkimin e Anjeze Gjelucit nga posti i drejtores në shtëpinë e fëmijës parashkollor.
Një prej aktivisteve, Xhulia Krraba tha se më shumë se të prekemi nga video-skandali duhet që shërbimi social të përmirësojë standardet. Krraba u shpreh gjtihashtu se shkarkimi i Anjeze Gjelucit nuk është zgjidhja e duhur për shtëpinë e fëmijës parashkollore. Aktivistët që protestuan nga shoqëria civile e quajnë të padrejtë shkarkimin e Anjeze Gjelucit pas video-skandalin me dhunën ndaj fëmijëve ndërkohë që sipas tyre përgjegjësia bie edhe në institucionet e tjera.