Kjo është rruga e amortizuar në disa pjesë të saj në aksin Mes-Myselim në njësinë Postribë të Shkodrës.
Banorët e fshatrave Mes dhe Myselim që përshkohen në rrugën e amortizuar protestuan për shkak se ai aks rrugor është kthyer në një rrezik për ta.
Banorët kërkojnë rikonstruksionin e plotë të rrugës Mes-Myselim sa më shpejt të jetë e mundur.
Janë afro 600 banorë që përshkohen në aksin Mes-Myselim, një rrugë e ngushtë dhe me shumë gropa e cila ka afro 15 vite që nuk është rikonstruktuar duke përjashtuar ndërhyrje të vogla emergjente.