Banorë të rrugës “Suka e Kunorës” në qytetin e Shkodrës bllokuan punimet e rikonstruksionit të këtij aksi rrugor që nisi Bashkia Shkodër ditët e fundit. Banorët protestuan duke thënë se përpara se rruga të shtrohet me asfalt duhet që të vendosen kanalizimet të cilat mungojnë…..

Në mbështetje të banorëve që protestuan ishte edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Eliona Shkreli. Përfaqësuesja e opozitës tha se në një peticion që banorët kanë dorëzuar që në tetor të vitit 2023 kanë kërkuar që rruga e tyre të shtrohet me gjitha parametrat….

Banorët që jetojnë tek rruga “Suka e Kunorës” por edhe në zona të tjera të lagjes “Mark Lula” në periferi të Shkodrës kanë ardhur në 30 vitet e fundit nga zonat e thella malore. Edhe pse kanë kaluar tri dekada disa akse rrugore nuk janë të asfaltuara.

Artikulli paraprakTRANSPARENCA DHE PREMTIMET NË BASHKINË LEZHË
Artikulli tjetër“AFRODITE ACADEMY” FESTON 10- VJETORIN