Pak minuta pas njoftimit të Policisë së Tiranës për organizimin e protestës pa afat nga Opozita, do të vinte dhe reagimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili përmes rrjeteve sociale teksa publikon një tjetër video nga motivimi i kësaj proteste, thekson se të shtunën Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës, ndërsa kryeqyteti do të derdhet në rrugët dhe sheshet e tij.

“Më 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj!”, shprehet Berisha.

Partia Demokratike ka njoftuar sot policinë vendore Tiranë për mbajtjen e protestës të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 12:00.

VIDEO/ Protestë “pa afat”, Berisha: Më 11 shkurt,

Sipas njoftimit të selisë blu, në shesh pritet të jenë nga 80 mijë-100 mijë persona.

Foltorja do të vendoset në bulevard përballë Kryeministrisë.

Personat që do të flasin do të jenë drejtues të PD dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Sipas organizatorëve do të jenë rreth 200 persona staf në mbarëvajtjen e protestës.

Artikulli paraprakRAMA NDAN VIDEON NGA PROJEKTI PËR RIKONSTRUKTIMIN E SPITALIT TË LEZHËS, SHËRBIME MË TË MIRA PËR QYTETARËT
Artikulli tjetër‘CORRIERE DELLA SERA’ PROMOVON ‘TOKËN E SHQIPONJAVE’: UDHËTIM ME BIÇIKLETË NË SHQIPËRI MES DETIT, QYTETEVE HISTORIKE DHE TOKAVE TË EGRA