Në Colmar të Francës pritet që nesër të mbahet një protestë kundër ndalimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe mos lirimit të plotë të tij nga Franca.
Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tij”. “Lëvizja” thekson gjithashtu se e mbështet këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.