Qytetarë dhe zyrtarë të lartë greke kanë protestuar këtë të hënë në Himarë për lirimin e kryebashkaikut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Së bashku me protestuesit prezent ishte edhe kryetari bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas si dhe Kryetari bashkisë Athinës, Bakojanis. Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi. Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë ndërsa shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Artikulli paraprakGEORGIA MELONI VJEN NË VLORË ME TRAGET, PRITET NGA KRYEMINISTRI RAMA NË PORT
Artikulli tjetërPROTESTË NË HIMARË PËR LIRIMIN E TIJ, FREDI BELERI REAGON NGA BURGU: KANË KALUAR 3 MUAJ…