Ashtu siç kishin paralajmëruar, banoret e 10 fshatrave të Bashkisë Mirditë, e përshkallëzuan reagimin e tyre në lidhje me degradimin e rruges nacionale Rrëshen-Burrel.
Këtë të premte ata dolen sërish në proteste, pranë degezimit të Prosekut duke bllokuar levizjen e automjeteve për rreth 90 minuta.
Banoret thonë se kjo rrugë është bërë thuajse e pakalueshme, duke ju veshtiresuar jetesen dhe penalizuar turizmin dhe bujqesinë. Ata paralajmerojnë bllokim total të këtij aksi rrugor, nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria për rehabilitimin e plotë të këtij aksi.
Me shqetesimin e banoreve u bashkua edhe kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, i cili tha se nderhyrja ne ketë rruge është emergjente.
Kjo protestë u monitorua nga afër edhe nga policia, të cilët ishin paralajmëruar për këtë veprim nga banoret, por fatmiresisht nuk u regjistruan incidente. Rruga Rrëshen-Burrel me gjatesi 31 km është ndërtuar në vitin 2013 me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 22 milion dollar dhe shërben qindra banoreve të Bashkive Mat dhe Mirditë.