Protesta e Milotit është përshkallëzuar në djegie gomash në rrugën kryesore, teksa aksi është i bllokuar në të dy krahët nga mbështetësit e opozitës. Por ajo që ra në sy është zjarri me dru i ndezur në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht aty ku një prej protestuesve shtroi gazetën dhe bukën me djath e raki.

Pranë tij një “oxhak” zjarri në asfalt me dru dhe ai që bën thirrje për largimin e “Qeverisë Rama”. “Duhet të zhduken Edi Rama dhe Partia Socialiste, janë kriminelë. Njerëzit e mirë, të tjerët, janë vëllazën me njëri-tjetrin, socialistë dhe demokratë”, shprehet ai, teksa më tej dëgjohet një tjetër që i thotë “të lumtë goja”, por nuk munguan as thirrjet “Rama ik!”.

Artikulli paraprakEDI PALOKA: NUK KEMI QËLLIM VEÇSE BLLOKIMIN! MESAZH NDËRKOMBËTARËVE, NUK PRANOJMË KOMPROMISIN TUAJ!
Artikulli tjetërTENSIONE NË PROTESTË, FLAMUR NOKA PËRPLASET FIZIKISHT ME POLICËT: LARGOHUNI