23 protestuesit e arrestuar një ditë më parë pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, do të dalin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjatë ditës së hënë grupi i hetimit dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit, që po merren me zbardhjen e ngjarjes kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje protestuesit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe komisariate.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme përballe Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit aktivistë të shoqërisë civile kanë tubuar deri në orët e vona të mbremjes.

Për këtë tubim të paligjshëm policia ka nisur procedimin penal për ta.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 2.04.2018
Artikulli tjetërLONDRA “E DHUNSHME”,PËR HERË TË PARË NË HISTORI, MË SHUMË VRASJE SE NË NEW YORK