Deputetët e PD dhe protestuesit janë nisur drejt Kuvendit ku pritet të mbahet seanca plenare dhe njëkohësisht edhe protesta e thirrur nga Berisha.
Në krye të protestuesve, qëndron Flamur Noka i përjashtuar me 10 ditë nga sëancat plenare. Po ashtu edhe Belind Këlliçi i cili është përjashtuar me 5 ditë. Të dy kanë deklaruar se do jenë të pranishëm në seancë pavarësisht masës disiplinore të marrë ndaj tyre.