Teksa aktori Neritan Licaj po mbante një deklaratë, një numër i caktuar qytetarësh kanë tentuar që të çajnë kordonin e Policisë.

Aktori Nertian Liçaj u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje për të çarë sikur tha ai rrethimin e policisë para teatrit, ndërsa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama duke i dërguar që cështja të shkojë në referendum për të vendosur.

“Ju lutemi qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë. Kemi edhe një mesazh për kryeministrin; Nëse mendon se ne jemi pakicë le të përballemi në referendum. Jemi të vendosur që të mos lejojmë qeverinë për shembjen e teatrit. Nuk trembemi, plasi…le të plasë” tha ai.

Artikulli paraprak‘HARRY POTTER’ VJEN ME LIBËR TË RI
Artikulli tjetërAKTORI THIRRJE RAMËS: ‘TEATRI’ TË SHKOJË NË REFERENDUM, LE TË PLASË…NUK TREMBEMI!