Për të shtatin vit, Qendra Kulturore “Pjeter Gaci”, teatri “Migjeni” dhe bashkia Shkodër kanë nisur punën për organizimin e festivalit të këngës qytetare “Luleborë”. Markelian Kapedani, udhëheqës artistik I këtij festivali tha se edhe këtë vit ka një pjesëmarrje të shtuar të këngëtarëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Muzikanti Kapedani ka një thirrje për bashkëpunim më të madh në realizimin e këtij festivali.
Edicioni I shtatë I festivalit të këngës qytetare “Luleborë” nis të premten, datë 18 nëntor, në orën 19:00, në teatrin “Migjeni”.