Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një prononcim për një gazetë holandeze ka zbuluar disa informata në lidhje me barrikadat që u ngritën së fundi në veri të vendit.

Ai tha se njerëzit që qëndruan në barrikada u sollën me autobusë nga Serbia dhe se ndër ta kishte edhe persona të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës, për të cilat tha se ka foto e video që tashmë janë dërguar në prokurori.

“Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për NRC, ndërsa ka shtuar se nuk mund t’i publikojë këto prova meqë “pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona”.

Artikulli paraprak“TRI FIGURA TË REJA PËR TRI BASHKI TË RËNDËSISHME TË VENDIT”, META: GATI PËR TË SJELLË NDRYSHIMIN DHE SHËRBYER QYTETARËVE!
Artikulli tjetërZYRTARE/ GODITJE E MADHE NË MERKATO, BEKIM BALAJ FIRMOS ME VLLAZNINË