Ditën e sotme, 34 mijë maturantë do t’i nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku do testohen në lëndën e Matematikës.
Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.
Edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë.
Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezulton pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bëjë provimin ditën e sotme, por i jepet mundësia ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës.
Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.
Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).
Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.