SULO: NXËNËSIT TË MOS FRIKËSOHEN, PËRGATITJA SHKOLLORE JUSTIFIKON NIVELIN E PROVIMIT. Me 23 maj maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore për këtë vit, atij të gjuhës së huaj me detyrim. Risia e ketij viti është se niveli i testit ka shkallë më të lartë vështirësie se vitin e shkuar, vjet testi ishte i nivelit A2 ndërsa këtë vit ai ka një shkallë vështirësie B1 Sulo tregoi se kurrikulat shkollore justifikojne kete nivel veshtiresie te provimit.
Në total testi do të ketë 25 pyetje, ndërsa totali i pikëve është 50 pikë dhe ndahet në tri pjesë, lexim, përdorim i gramatikës dhe shkrim. Nxenesit nuk duhet te frikesohen per rritjen e veshtiresise se provimit pasi aftesite e perfituara gjate 3 viteve justifikojne nivelin B1 te provimit