Një provokim i shefit të komisariatit në policinë e Shkodrës Gazmend Demrozi ndaj një gruaje ka irrituar djalin 15-vjeçar të saj i cili i ka dhënë një goditje në gjoks shefit.

Ngjarja ndodhi gjatë revoltës të banorëve tek ish-gjeologjia për të mos lëshuar banesat e tyre. 15 vjeçari Ronaldo Qepuri është shoqëruar në polici. Motra e tij, Kristjana Qepuri akuzon shefin Demrozi për provokim dhe se vëllai i saj ka qëndruar i terrorizuar dhe i trembur në polici. 15 vjeçari Qepuri është mbajtur për disa orë në komisariat i rënduar psikologjikisht ndërsa shefi i komisariatit Gazmend Demrozi pas gotijes dhe hakërrimit të banorëve është tërhequr duke ndenjur i distancuar.

Artikulli paraprakISH-GJEOLOGJIA, BANORËT REVOLTË, NUK I LËSHOJNË SHTËPITË
Artikulli tjetër“TOPHANE”, 100 FAMILJE PROBLEME MË ENERGJINË ELEKTRIKE