Kjo eshte njera nga dy urat e demtuara e cila nuk lidh dy brigje , por ka izoluar pikerisht tre fshatra malore te njesise administrative Kelmend dhe me konkretisht fshatrat Kozhnje, Nikç dhe Vukel, me nje popullsi prej me shume se 1500 banore.
Ndaj me njehere pas njoftimit te marre nga administrator I Kelmendit Adriatik Çekaj, ka qene prefekti I qarkut Shkoder Paulin Radovani, I shoqeruar nga Pellumb Dani shef I emergjencave civile ne prefektur, si dhe nenekryetari I Bashkise M.Madhe Sytki Ndrecaj, kane qene prezent tek ura e demtuar, madje e nxjerre plotesisht jashte funksionit nga prurjet e perrenjve malore te ketyre bjeshkve. Keshtu gjate inspektinmit ne vend te kesaj situate nga Prefekti :Paulin Radovani , eshte komunikuar me drejtorine e pergjthshme te emergjencave ne Tirane, po keshtu edhe me fondin shqiptare te zhvillimit, per te mundesuar nje zgjidhje sa me te shpejt dhe emergjente, per te krijuar keshtu mundesine e ketyre banorve te levizin drejte qendres se njesise administrative Tamares e me gjere. Dhe pas ketij prononcimi te refektitr Paulin Radovani, per Star Plus eshte prononcuar edhe administratori i njesise Kelmend Adriatik Çekaj.