Kandidati për deputet i PS- së për qarkun Shkodër, Ilir Beqaj gjatë turit të tij të takimeve është njohur nga afër me problematikat e banoreve të Muriqanit. Dy probleme te kahershme të kesaj zone kanë qënë energjia elektrike dhe ujesjellesi ku Beqaj theksoi se tashme në të dy keto hallka ka filluar investimi.
Nderkohe i katerti i listes së partisë Socialiste foli edhe për problemet në bujqesi ku dha edhe një lajm të mirë.
Banoret e Muriqanit i dhanë mbeshtetje Ilir Beqaj dhe besimin që vetem partia socialiste me një mandat te 3 do të vazhdoje keto investime.