PS cakton të deleguarit në qarqe.

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të vendosur drejtuesit e grupeve të punës në 12 qarqet e vendit, të cilët edhe do të udhëheqin degët lokale të partisë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të ardhshëm. Bie në sy mungesa e Koço Kokëdhimës, që mbante postin e koordinatorit për Vlorën e Gjirokastrën. Ai është zëvendësuar nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, që caktohet në Vlorë dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, që do të drejtojë grupin e Gjirokastrës. Për Tiranën, grupi i punës do të drejtohet nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në Durrës, ky grup do të drejtohet nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako. Damian Gjiknuri, që në 2013 u angazhua në Elbasan, emërohet në krye të grupit të punës të socialistëve në Qarkun e Vlorës, ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmi Bushati në atë të Shkodrës. Gramoz Ruçi do të drejtojë grupin e punës në Qarkun e Fierit, aty ku edhe ka marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2013-ës, ndërsa ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi drejton Qarkun e Beratit. Taulant Balla do të drejtojë grupin e punës në Elbasan, ndërsa Ilir Beqaj emërohet në krye të grupit të Kukësit. Në Dibër, ku socialistët dhe koalicioni qeverisës rifituan Bashkinë me një diferencë të thellë votash, grupi i punës do të drejtohet nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Të deleguarit sipas qarqeve: Saimir Tahiri – Tiranë Gramoz Ruçi- Fier Taulant Balla – Elbasan Vangjush Dako – Durrës Damian Gjiknuri – Vlorë Niko Peleshi – Korçë Ditmir Bushati – Shkodër Blendi Klosi – Berat Lindita Nikolla – Lezhë Mimi Kodheli – Dibër Bledi Çuçi – Gjirokastër Ilir Beqja – Kukës

Artikulli paraprakKVV LETER TE HAPUR KOMISIONIT:ZGJEDHJET NE PRAG DESHTIMI
Artikulli tjetërOBAMA MBESHTET KANDIDATUREN E SHQIPTARES SUZANA SHKRELI PER NE KONGRES