Ditmir Bushati si koordinator i qarkut Shkodër për zgjedhjet e 2017-ës ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë socialiste në Shkodër.
Fillimisht është takuar me drejtorët e PS, strukturat drejtuese, të rinjtë e FRESSH dhe në fund me gratë socialiste në prag edhe të zgjedhjeve që kanë. Me këto të fundit ka patur diskutime duke qenë se ditën e shtune të kësaj jave me 17 dhjetor do jenë zgjedhjet për kryetaren e gruas por ende nuk dihen kandidaturat. Kjo ka irrituar disa prej grave të PS të cilat i kanë kërkuar llogari koordinatorit Bushati. Ky i fundit u përgjigj duke thënë se procesi do jetë i rregullt. Koordinatori Bushati ka lënë edhe disa detyra të tjera për shtabin e PS që do jetë gjatë fushatës elektorale ndërsa më shumë vëmendje, përkushtim dhe hapësirë për vende pune ka kërkuar nga drejtorët duke i thënë që tëp resin çdo qytetar.