Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj ka qenë i pranishëm në Dukagjin ku ka zhvilluar një takim me banorë të zonës. Gjatë këtij takimi i katërti i listës së kandidatëve për deputet tek PS Beqaj tha se ka fjalën e kryeministrit Rama për të premtuar rrugën e Dukagjinit në anën e Malit të Shoshit nga Prekali deri në Ndërlysa.
Gjatë fjalës së tij, Beqaj premtoi se do të ketë investime edhe për energjinë eletrike, angazhim për të gjithë emigrantët që do të investojnë duke ju ofruar amnisti fiskale duke përdor të ardhura të ligjshme dhe zgjidhje për një nga problemet kryesore që është çështja e pronësisë.