Partia Socialiste nuk po gjen qetësi me të pakënaqurit brenda struktura të saj. Pas Shkodrës e Elbasanit edhe dega e Pukës do të ketë një kryetar të komanduar, pasi anëtarësia e atje rrëzoi me votë kryetarin.

Ndërsa kryebashkiakët nën akuzë për dekriminalizimin, PS e ka bërë të qartë se do të mbajnë përgjegjësi personale.

Procesi i riorganizimit nuk po sjell qetësinë e pritur brenda Partisë Socialiste.
Pas Shkodrës e Elbasanit, edhe Puka do të ketë një kryetar të komanduar, pasi anëtarësia atje rrëzoi me votë kryetarin në detyrë Marash Kolaj që ishte edhe kandidat i vetëm.

Alfred Peza: 263 vota fitoi kandidati dhe 24 ishin jo. Për një votë kandidati i përzgjedhur nga strukturat e PS në bashkinë e Pukës nuk arriti të marrë mandatin për të qenë kryetar i PS në vijimësi.Në këto kushte sipas statutit të PS-së, Kryesia e partisë do të komandojë një kryetar të përkohshëm.

I pyetur për ligjin e dekriminalizimit që vijon të presë koka kryebashkiakësh të majtë, i deleguari i PS ja heq përgjegjësinë partisë, duke thënë se kush gënjen në formular, mban faturën vetë, e jo forca politike.

Alfred Peza: Nëse problematikat juridike, penale të karakterit për të cilat ju pyetët dalin, atëherë përgjegjësia është vetëm individuale e secilit prej atyre që nuk kanë qenë as transparentë, as të sinqertë dhe mbi të gjitha kanë bërë një vepër të dytë penale.

Ndërkohë socialistët në Durrës rikonfirmuan Luan Zazën, pas tërheqjes së kandidatit Ardit Kërtusha, ndërsa në Vlorë në krye të PS-së u zgjodh Anduel Tahiraj.

Artikulli paraprakMBYTET VARKA NË TURQI, MES 11 EMIGRANTËVE ISHIN EDHE 8 FËMIJË
Artikulli tjetërGJYKATA LË NË BURG VRASËSIN E KUNATËS