Kandidatët e Partisë Socialiste nuk patën kundërshtarë për kryebashkiak në 31 bashki, ndërsa mazhoranca mori drejtimin e 60 prej tyre pasi në Finiq fitoi kandidati i partisë MEGA, Kristo Kiço.

E njëjta situatë paraqitet edhe në radhët e këshilltarëve bashkiakë, por kësaj here PS renditet e dyta nga numri i votave në bashkinë e Pukës. Partia që do të ketë më shumë këshilltarë është ajo Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Muslinë, pasi Mark Frroku dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj partie.PDK ka fituar 29.32% të votave, ndërsa PS ka marrë 27.66% të votave.

Por nga ana tjetër PS do të jetë e vetme edhe në disa këshilla bashkiak, duke pasur shumicën absolute.

Në bashkinë e Konispolit dhe Delvinës socialistët do të kenë dhe 100% të këshilltarëve.
Pas Pukës, Hasi është bashkia ku PS ka më pak këshilltarë. Nga 4200 vota ose 27 për qind e zgjedhësve, PS ka fituar 22% në këshill, Partia për Mbrojtjen e Emigrantëve ka marrë rreth 10 për qind të votave, të Gjelbrit kanë 6.4 për qind, Ardhmëria Shqiptare 7 për qind dhe Uniteti Kombëtar rreth 6 për qind, të gjitha këto në koalicion me PS.

Në Këlcyrë, PS ka 22 për qind të këshillit, ndërsa Aleanca Demokristiane dhe Aleanca Demokratike kanë mbi 12 për qind dhe FRD me 11 për qind.

Pas përfundimit të numërimit në të gjitha bashkitë në vend, do të jetë KQZ që do të vendosë përmes llogaritjes se cilat do të jenë partitë, pjesë e këshillave bashkiak.

Artikulli paraprakPRANË ‘ARENËS KOMBËTARE’, DIGJEN KAZANËT E MBETURINAVE
Artikulli tjetërTJETËR TËRMET LËKUND SHQIPËRINË, DRIDHET JUGU I VENDIT