Deputetja e PS Mimoza Hafizi e quajti një rebus të çuditshëm që të votohet vetëm për delegatët e Partisë Socialiste dhe të mos votohet për kreun e përgjithshëm të PS.

Për deputeten Hafizi zhvillimi i kongresit me 19 mars është i vonuar ndërsa ndërsa flet edhe për asamblenë e PS. Deputeti i PS Namik Kopliku edhe pse është në të njëjtën linjë me kolegen e tij Hafizi nuk del hapur në mbështetje të Ben Blushit që është vetëdeklaruar si kandidat për kryetar partie por thjeshtë mjaftohet duke thënë se duhen respektuar rregullat. Deputeti Kopliku tha se pretendimet për kandidatët për delegatë të Shkodrës kanë qenë të mëdha.

Artikulli paraprakENEDA TARIFA PËRGËNJESHTRON THASHETHEMET PËR BASHKËPUNIMIN ME ROBBIE WILLIAMS
Artikulli tjetërBUSHATI: HAPAT NË PS PËR VOTIMIN TË NDIQEN ME RADHË