Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi pas një takimi me socialistët e Shkodrës mbi rienergjizimin, nuk komentoi dëshminë prej më shumë se 6 orësh të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK një ditë më parë. Klosi u shpreh se drejtësia e re është ndërtuar me vullnetin dhe votat e PS dhe se kanë vendosur të mos komentojnë vendimet e SPAK me qëllimin që polika të mos ndërhyjë në vendimarrjet e drejtësisë së re.
Klosi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme të 2025 duke thënë se PS po punon që të marrë edhe mandatin e katërt.
Sa i përket Reformës Zgjedhore, sekretari socialist Klosi u shpreh se deri më tani ka ngecur për mungesë vullneti nga opozita duke shpresuar që tashmë Parlamenti ta miratojë më 84 vota.
Në takimin me socialistët e Shkodrës sekretari i PS Klosi, në praninë e drejtueses politike Elisa Spiropali dhe kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci deklaroi se nga procesi i rienergjizimit nga 20 mijë anëtarë është arritur në 32 mijë anëtar të rinj të PS.