Ka përfunduar pak minuta më parë procesi i numërit të votave të së dielës në zgjedhjet e parakoshme të bashkisë së Kukësit, të diktuara nga arrestimi i Safet Gjicit ku u përfshi në skandalin seksual e të dyshuar për korrupsion me Alma Kacin.

Në përfundim të numërimit të votave rezultoi se kandidati i PS-së, Albert Halilaj mori 13026 vota. 7429 vota mori kandidati i koalicionit “BF”, Emri Vata. Ndërsa 327 vota ishin të pavlefshme.

Kreu i PD-së së Kukësit, Rexhmati: Nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë të dytë
I entuziazmuar nga diferenca me mbi 5000 vota, Halilaj nuk i fsheh emocionet dhe falenderon votuesit përmes rrjeteve sociale.

Postimi i Albert Halilaj:

Ende nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve kur Kukësi foli, qytetarët e Kukësit folën e Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit.

Gjatë ditëve të fushatës u shprehëm e folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej Kukësi më i mirë, qytetarët e Kukësit na besuan dhe ky besim i madh është një detyrim i jashtëzakonshëm.

Detyra ime fillon këtu, për ta kthyer në punë besimin e tyre, që ditën e parë të fillimit të punës për bashkinë.

Do të doja të thoja edhe diçka tjetër: besimi juaj, në fakt, është një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Kukësit e për t’i shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar ose jo. Ne do të jemi në shërbim të çdo kuksiani me më të mirën tonë. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme, për ta bërë atë që kemi premtuar.

Dënohen ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së, ja sa vite burg do bëjnë Lefter Koka dhe Alqi Bllako dhe 13 të tjerët për inceneratorët

I jam mirënjohës çdo kuksiani që kam takuar e biseduar, çdo kujt që ka ecur në krah me mu, çdo kujt që ka punuar për fitoren, çdo strukture socialiste, çdo miku e shoku, pa harruar familjarët e mi. Mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Projektet tona për Kukësin do të bëhen realitet. Ky është objektivi ynë.

Faleminderit të gjithë votuesve, numëruesve, komisionerëve, punonjësve të policisë, gazetarëve, të gjithëve ju që na ndihmuat të kishim këtë fushatë të shkëlqyeshme e këtë fitore të rëndësishme për familjen tonë të madhe me emrin Kukës!

Faleminderit nga zemra Kukesi!

Artikulli paraprakSHKODËR, TENTUAN TË LARGOHESHIN PASI KISHIN KANABIS NË MAKINË, NË PRANGA 2 PERSONA
Artikulli tjetër‘HEROI IM! FLIJOVE JETËN PËR LIRI!’ ME LOT NË SY E BIJA I JEP LAMTUMIRËN POLICIT TË VRARË NË KOSOVË