Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00, ku në fokus do të jenë zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë eshte zbardhur axhenda e Asamblesë e cila do të nisë me fjalën e kryetarit të PS-së Edi Rama.

Më pas do të bëhet analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjithashtu një analizë do të ketë edhe për zgjedhjet e brendshme në strukturën e PS-së. Qarqet që kanë pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e disa viteve më parë do të jenë gjithashtu në fokus të kësaj asambleje.

Ndërkohë në mbledhjet e Kryesisë së PS-së është bërë një përmbledhje e rezultateve të qarqeve të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në rendin e ditës së asamblesë që mblidhet sot ora 16:00 janë:

1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

6. Të ndryshme.

Artikulli paraprakKREU I KLP-SË: FARA E DREJTËSISË SË RE KA ZËNË RRËNJË, FRYTET PO VIJNË, BESIM DHE DURIM!
Artikulli tjetërEMIGRANTËT, BE MEKANIZËM TË RI SOLIDARITETI. SULMON SALVINI: ITALIA NUK MUND TË KONSIDEROHET “DAMA NË VALLËZIM”