Një ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive të vendit, ku fituese është shpallur Partia Socialiste ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan ‘Faleminderit”. Ndërkohë bashkëngjitur fotos ka përshëndetur me fjalën “Mirëmëngjes”.
Partia Socialiste ka fituar thellë në të gjithë vendin duke marrë drejtimin e 53 bashkive, për herë të parë edhe atë të Shkodrës. Ndërkohë, Bashkë Fitojmë mori vetëm 7 bashki. PD doli forcë e tretë, por në bashkitë ku kishte nxjerrë kandidatë nuk siguroi dot asnjë fitore.