PËR SHKODRËN DUKET SE ËSHTË VENDOSUR, NË GARË DO TË JETË KETI BAZHDARI. Motorët për zgjedhjet vendore të 21 qershorit janë ndezur.
Kryeministri Edi Rama, njëhersh kryetar i PS-së zhvilloi sot një maratonë takimesh konsultuese me deputetët socialistë nga të gjitha qarqet e vendit për të vetmin qëllim, zgjedhjen e kandidatëve dinjitozë për kryetarë të Bashkive. Si deputetët, ashtu dhe Rama kanë qenë hermetikë mbi specifikimin e emrave të përveçëm. Por ajo çfarë u lexua në prononcimet e deputetëve është fakti se gjithcka eshte ne doren e kryeministrit Rama per te zyrtarizuar, edhe pse per Shkodren duket gjithcka e vendosur per zonjen Keti Bazhdari. Megjithate 1 Prilli, duket se eshte data ne te cilen vete drejtuesit e mazhorances do te prezantojne kandidatet, duke nisur edhe nga Shkodra, ku burime jo zyrtare deklarojne se kryeministri Rama do te jete ne Shkoder gjate se merkures.