Partias Socialiste në Shkodër si askund në të gjithë Shqipërinë vazhdon që të jetë thuajse në një qorrsokak të pakuptimt.
Edhe më vrullshëm vijon procesi i riorganizimit të PS-së Shkodrës që do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri për bashkinë e madhe të Shkodrës që do përfaqësojë edhe ish-komunat, sot njësi administrative. Nga 89 organizata që ka PS për qytetin deri tani nga grupi i ngritur për mbikqyrjen e procesit janë konstituar duke u quajtur të rregullta dhe të pranueshme vetëm 18 organizata. Nga 71 të tjera shumë prej tyre janë kthyer mbrapsht për shkak se nuk plotësojnë disa kritere që nuk janë të shkruara askund në statut apo në udhëzime ose të paktën edhe nëse janë nuk janë të publikuara për vetë strukturat e partisë. Edhe 20 ditë kanë mbetur praktikisht sepse në fund të janarit pritet që riorganizimi i këtyre organizatave të mbyllet. Ajo që bën përshtypje është se për qytetin një organizatë përveçse minumumi duhet të ketë 10 anëtar po ashtu duhet të ketë edhe 10 familje me mbiemra të ndryshëm. Nëse organizata ka më shumë se 10 anëtar por nuk plotësohen me 10 mbiemra të ndryshëm familjesh atëherë nuk konstituohet nëse një mbiemër mund të jetë i njëjtë me një tjetër ndonëse s’kanë lidhje fisnore. Ky rregull i thënë por i pashkruar dhe i papublikuar askund ka ngjallur reagime të forta ndonëse nën zë në radhët e një pjesë të madhe socialistësh në Shkodër. Fillimisht u eleminuan organizatat me fraksion në qytet duke punuar me dy standarte dhe sipas dëshirave dhe pas kësaj goditje që iu bë një numri të madh socialistësh vjen një tjetër vendim i çuditshëm që nuk po pranohet nga pjesa më e madhe. Burime nga strukturat e PS bëjnë me dije se të gjitha këto po bëhen për të eleminuar figurat e vjetra në PS duke qenë se nuk janë pranuar as ata organizata që në një numër të pakët në zgjedhjet e 2015-ës dolën fitues në humbjen tragjike të PS e cila u turpërua duke dalë forcë e tretë në Shkodër. Dy pista të tjera janë edhe me qëllimin për ta shpërndarë degën e Shkodrës edhe më shumë për shkak të rezultateve të dobëta ose për të manipuluar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri duke qenë se peshën kryesore në votim e kanë pikërisht kryetarët e organizatave. Në ish-komunat ky proces është mbyllur dhe 110 organizatat kanë zgjedhur kryetarët e tyre por me rregulla të tjera dhe më lehtësuese në krahasim me pjesën e qytetit. Automatikisht jo vetëm se Shkodra, pjesa e qytetit minoset duke u zvogëluar jashtëzakonisht shumë dhe duke eleminuar pjesën e elitës së socialistëve por kreu i ri i kësaj force politike në Shkodër do jetë një i besuar i strukturave të ish-komunave në një process që deri tani duket lehtësisht i manipulueshëm.