Partia Socialiste nisi këtë të hënë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Taulant Balla kanë drejtuar së bashku një mbledhje organizative në selinë e kësaj force politike. Në mbledhjen që zgjati përreth 60 minuta ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministrat Klosi, Tahiri e Nikolla dhe kryebashkiakët e tre bashkive të mëdha, asaj të Tiranës, Erion Veliaj, ai i Durrësit Vangjush Dako dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Ata kanë raportuar mbi ecurinë e parapërgatitjeve për platformën elektorale 2017.Së fundmi socialistët në disa qytete, siç ishte mbledhja e pak ditëve më parë në Shkodër kanë analizuar problemet e hasura në garën e fundit elektorale të 21 qershorit dhe vështirësitë në funksionimin e brendshëm por edhe të koalicionit me LSI-në, një analizë kjo që do të shërbejë për të shmangur që kjo situatë të mos përsëritet edhe në zgjedhjet e vitit 2017.