Riorganizimi i ri i Partisë Socialiste në Shkodër praktikisht po fundos strukturat dhe antarsinë e qytetit.
Ky riorganizim qartazi po i jep prioritet strukturave partiake në 10-ish komunat duke minosur pjesën e qytetit. Rreth 50 kryetar organizatsh që kryesisht i përkasin vetëm pjesës së qytetit të Shkodrës po eleminohen me qëllim që të mbeten vetëm 80 kryetar organizatash, kjo me objektivin e qartë që shtabi, deputetët e koordinatorët ta kenë të lehtë për të manipuluar në një farë mënyre procesin duke patur për vete këto 80 kryetar organizatash duke ia marrë lehtësisht votën për kryetarin e ri të PS. Edhe pse nuk është e shkruar askund, deputetët e PS kanë dërguar emailet koordinatorëve duke bërë fakt të kryer shkrirjen e kryetarëve të organizatave me fraksion. Nga ana tjetër burime pranë PS bëjnë me dije se i deleguari në Shkodër Ditmir Bushati ka deklaruar se kjo punë duhet parë por kjo nuk është marrë parasysh. Ky vendim i marrë pa transparencë prek vetëm pjesën e qytetit dhe vlen për organizatat që kanë nën 900 anëtar dhe që nisin nga lagja Rus dhe përfundojnë në Xhabiej, pra nuk përfshihet periferia apo ish-komunat. E thënë ndryshe fshati ose 10-ish komunat do kenë 110 kryetar organizatash që përfaqësojnë jo më shumë se 60 mijë votues. Qyteti që mbetet me 80 kryetar organizatash përfaqëson afro 100 mijë votues. 50 të tjerë që janë organizata me fraksion dhe që shkrihen përfaqësojnë rreth 45 mijë votues. Pra qytetit ndahet në dysh ndërsa fshati mbetet i bashkuar dhe me më shumë kryetar organizatash por me afro 85 mijë votues më pak, çka do të thotë se cilido që të zgjidhet kryetar i PS për bashkinë e re të Shkodrës nuk do gëzojë votëbesimin e të gjithë antarsisë por vetëm pjesës selektive lehtësisht të manipulueshme. Edhe pse në fshat shumë organizata nuk kanë 900 votues por shumë më pak, kryetarët e tyre do vijojnë që të jenë dhe nuk do shkrihen siç po bëhet me ato 50 të qytetit. Pra ky vendim është selektiv dhe jo transparent dhe që e manipulon tërësisht procesin. Kryetarët e organizatave janë ato që do vendosin për kryetarit e ri të PS Shkodër sepse përbëjnë numrin më të madh në asamble e cila përbëhet edhe nga anëtarët e këshillit bashkiak të PS dhe delegatët e kongresit që nuk janë zgjedhur ende dhe që do zgjidhen pasi të votohet për kryetarët në secilën degë. Fundosja e PS në qytet, dhënia përparësi ish-komunave dhe shkrirja e rreth 50 kryetarëve të organizatave mund të bëjë që socialistët të jenë sërish forcë e tretë në Shkodër në zgjedhjet parlamentare të 2017.