Partia Socialiste ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Kreu i kësaj liste Ditmir Bushati u shpreh se kandidatët për deputetë të Shkodrës kanë kaluar më përpara sitën e ligjeve të pastërtisë së figurës. Lista me 12 emrat tha i deleguari Bushati përfaqëson mësëmiri realitetet e qarkut Shkodër dhe shënon një kapitull të ri në zhvillimin e këtij qarku.

Më përpara lista e kandidatëve për deputet për qarkun e Shkodrës u prezantua në selinë qëndrore të partisë socialiste për të ardhur tashmë edhe në bazë. Synim i PS-së së Shkodrës është të përmirësojë rezultatin që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 2013-ës.

Artikulli paraprak“KANDIDATËT E APD NUK PËRFAQËSOJNË ISH-TË PËRNDJKURIT”
Artikulli tjetërLISTAT E KANDIDATËVE, TOM DOSHI I PARI NË SHKODËR