Për herë të parë një parti politike ka nisur të vërë në efiçencë organizimin dixhital.

Për të prezantuar këtë platformë të re që synon arritjen e një Shqipërie dixhitale, i pranishëm në selinë e partisë socialiste në Shkodër ishte deputeti Alfred Peza, njëkohësh nënkryetar i komisionit parlamentar të medias. I pyetur nëse organizimi dixhital i PS është një kopjim i ish-kryeministrit Sali Berisha që krijoi qytetarin dixhital, deputeti Peza përgjigjet duke thënë se Berisha ka modelin më banal. Organizimi dixhital që po injekton PS në të gjitha degët në 11 qarqet e vendit është një gamë e gjërë që nis që me anëtarësinë e thjeshtë dhe deri tek strukturat lokale, rajonale dhe deri tek kupola drejtuese e socialistëve që synon të sjellë rezultate pozitive në fushatën elektorale të 2017-ës por edhe më pas.

Artikulli paraprakSTUDIUESI CRAMEROTTI BISEDË TEK MARUBI
Artikulli tjetërQYTETARËT DENONCOJNË ABUZIMIN QË U BËHET ATYRE