BAZHDARI: JEMI NJË EKIP ME NJË VIZION TË QARTË, E DUAM KËTË QYTET ME ZEMËR. 51 emrat E Listes shumë emerore, të Partisë Socialiste ne Bashkine e Shkodres, jane mbledhur se bashku, per te ecur ne drejtimin e duhur ne nje gare qe ka nisur drejt zgjedhjeve te 21 Qershorit. Kane qene deputetet e Qarkut te Shkodres, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku ato te cilet kane prezantuiar listen e keshilltareve qe do te perfaqesoje Partine Socialiste ne Keshillin e Bashkise se Shkodres.
Kandidatja per Kyretare te Bashkise se Shkodres, Keti Bazhdari, e ka krahasuar kete prezantim si nje skuader e vetme, qe ka nje qellim te vetem, ti ktheje shkodres dinjitetin e humbur, nje qytet qe sipas saj te gjithe e duan me zemer. Njeri pas tjetrit, pjestarët në listën e Keshillit per Bashkine e Shkodres, kane argumentuar guximin dhe sfiden e tyre te perbashket ne keto zgjedhje, duke besuar tek projekti qe PS dhe Keti Bazhdari kane per Shkodren. Tashme gara ka nisur, vizioni është I qartë, Shkodra do të zgjedhe drejtuesit e saj, ekipet janë formuar dhe shkodranet me vote do te zgjedhin drejtuesit e rinj, nderkohe qe Partia Socialiste dhe kandidatja e saj , Keti Bazhdari, kërkon ti ofroje drejtimin e duhur këtij qyteti.