Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se shqiptarët janë para dy zgjedhjeve, ose t’i nështrohen tiranisë së krimit dhe korrupsionit ose të ngrihen bashkë kundër keqqeverisjes.

Basha: 1 Maji nuk ka si të jetë festë.Është dita për të kujtuar poshtërimin.Kush harron historinë është i destinuar ta përsërisë. Duhet të bëhemi gati të pranojmë edhe një tirani tjetër, të drogës, korrupsionit. Ftesa ime ndaj çdo qytetari që nuk do të zbarritet në këtë bulevard është të ngrihemi, të bashkohemi dhe ti shporrim me forcën e bashkimit popullor.

Kryetari i Partisë Demokratike komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama për punësimin, duke i cilësuar rrena të turpshme shifrat e publikuara prej tij.

Basha: Mashtrimi dhe propaganda ishin veçoritë e atij regjimi, mashtrimi dhe propagada janë armët e Edi Ramës. Rrena më e turpshme, më e pamoralshme ishte sot për punësimin. Njeriu që premtoi 300 mijë vende pune sot për bilanc ka 300 mijë shqiptarë rrugëve të Europës. Fakte të tjera janë nga BB, mikesha e Kryeministrit që ka firmosur qindra-miliona euro kredi që i ka bërë rrush e kumbulla, ajo thotë se në gjithë Ballkanin Perëndimor janë krijuar 300 mijë vende pune, ndërsa në Shqipëri dhe Bosnje janë humbur vende pune. Në Shqipëri me Edi Ramën ekonomia u shkatërrua, vende pune nuk u krijuan por vende pune u asgjesuan. Duke folur nga çadra e protestës, Basha tha se “Edi Rama dhe e ashtëquajtura PS që nuk ekziston më, rahmet pastë, u preftë në paqe. Rilindja e inkriminuar nuk do t’ia dijë as për punonjësit, as për pagat e tyre, as për të drejtat e tyre, as për të shpunësuarit. Ka vetëm një mision që i ka dalë në shesh nga KLSH, 2.8 miliard euro kanë vjedhur në katër vite”.

Artikulli paraprakVELIPOJA ÇEL SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërBASHA NGA ÇADRA: MOSBINDJA CIVILE NIS NË KAVAJË, KULMON MË 18 QERSHOR