SIPAS PS-së SOT BERISHA VETËM NJË PENSIONIST QË I FRIGOHET HUMBJES
Sali Berisha me emrin e koduar “DOKTORI” ose “PENECILINA”, ky agjent i paskrupullt spiunazhi që del në media dhe flet për histori të trilluara dhe të neveritshme dashurie, le të flasë njeherë për dashuriçkat e së bijës Argitës të dashurin e të cilës e bëri edhe kryetar partie, kuptohet pa të drejtë vendimarrjeje pasi plakushi Sali tashme demode ne politikë, kërkon të vazhdojë historitë e tija me lojra shrigash. Po po, flasim për Lulzim Bashën. Të kujtojmë, o agjent i shumfishtë spiunazhi i UDB-së Serbe dhe KGB-së Sovietike të kaluaren.U talle me popullin tënd që në 1991-shin kur dole me “Teorine Zero” ku thoje që të shkaterrojmë gjithçka dhe ta rindërtojmë nga fillimi.Vetëm në Shkoder u shatërruan mbi 100 biznese, uzina dhe fabrika shtetërore që sot mund të ishin në punë e të frytshme në duart e biznesmenëve.U bëre faktor për krijimin e ligjit 7501 si një reformë agrare të kohës së xhaxhit që nuk e zbatove kurrë saktë dhe problemet ja le në kurrizë shtetasve shqipëtarë që në këto 25 vite jane vrarë e prerë me njeri-tjetrin për shkakun tënd. Po në këtë vit deri në 1995-sën u premtoje të perndjekurve ngritjen e një komisjoni për të gjetur varret e të pushkatuarve por deri më sot nuk e mbajte premtimin. Shko Sali shih në afërsi te ish burgut të Qafe Barit si dergjen nën dhe të pushkatuarit me emra akoma në shishe e të varrosur si të ishin kafshë me numra llamarine në vend të pllakës së varrit. Ik atje e shiko varrin numer tetë që akoma duket pavaresisht se kanë kaluar 25 vite. Thuaji Sali ish pronarëve cili ishte misjoni yt se anomalite që ke shkaktuar ti, po i kushtojnë Shqipërisë dhe shqipëtarëve miliona euro dëmshpërblim nga gjykata e Strasburgut dhe çështjet e pronësise mbeten akoma të pazgjidhura pas lëmshit që ti dhe shokët e tu keni shkaktuar.Thuaji shqipëtareve Sali si e përdore kufomën e kushëririt tënd Azem Hajdarit gati 17 vite më parë për të marrë me forcë “Kryeministrinë”. Thuaju shqipëtarëve pse në 1996-97 nuk i ndale firmat pirmidale por le popullin tënd të mashtrohet e të zhvatet duke humbur çdo pronë dhe shpresë vetëm që me 3 mars te 1997 të vetëshpalleshe president e ta lije prap vendin në luftë civile ku mijëra njerëz humbën jetën. Ne 2010 – 2011 përmbyte Shkodrën 5 herë brenda një viti dhe jo një herë në 100 vite siç thoje ti. Në atë kohë i kontrolloje me telefonata drejtorët e hidroicentraleve dhe nivelin e shkarkimeve. U solle popullit tënd një dëm prej miliona dollarë, i shkatërove shtëpitë, bizneset e i vrave të gjitha shpresat. Sot ti ke kurajon te shpifësh e të trillosh prapë? Sali Berisha tashme je vetëm një pensionist që i trembet humbjes, e parandjen fitoren e Keti Bazhdarit në Shkodër dhe të Partise Socialiste në të gjithë Shqipërinë.Prano realitetin e leri vënd te rinjve pasi politikisht ti, ke “vdekur”.
Zyra e shtypit PS Shkoder