Partia Socialiste ka shfrytëzuar mungesën e të deleguarit nga qendra Ditmir Bushati për t’u rikthyer në shtëpi për mbledhjen e radhës për riorganizimin. Socialistët janë takuar në selinë e tyre. Përballja e parë ka qenë me logon e vjetër të PS që në kohën e ish-kryetarit Fatos Nano.

Pas mbledhjes që si zakonisht u zhvillua me dy pjesë, drejtorët dhe koordinatorët deputeti Namik Kopliku tha se ka drejtor të PS që janë në gjumë dhe me zor mundohen t’i mbajnë sytë hapur. Nuk është momenti për emrat e kandidatëve për kryetar të PS-së së Shkodrës. Në këtë process nuk ka të përjashtuar në PS ndërsa të vetëpërjashtuarit mund të ndikojnë. Riorganizimi i PS për zgjedhjet e 2017-ës për socialistët është pozitiv ndërsa për qeverisjen ndjejnë krenari. Një përgjigje deputeti Kopliku i dha edhe ish-kryekomunarit Besnik Brahimi që braktisi mbledhjen javën e kaluar. Mbledhjet e socialistëve të Shkodrës do vijojnë çdo të shtunë deri në riorganizimin e plotë të kësaj force politike.

Artikulli paraprakKOSOVË, QEVERIA MIRATON PROJEKT BUXHETIN PËR 2016-tën
Artikulli tjetërEGJIPT, PËRPLASET AVIONI RUS ME 217 PERSONA NË BORD