Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës zhvilloi mbledhjen e fundit përpara daljes së emrave zyrtar si kandidatë për kryetar të PS Shkodër. Drejtuesja politike e PS Edona Bilali u shpreh se janë rreth 7 emra deri më tani për të cilët ka dijeni se kanë kandiduar por aplikimet janë të hapura edhe gjatë 25 majit.

Ndërkohë janë zbardhur edhe disa prej emrave që kanë kandiduar për kryetar të PS deri më tani. Luan Harusha, ish deputeti i PS Shkodër, Brisela Kadia, kryetarja aktuale e këshillit bashkiak, Mirela Dodaj, drejtoreshë e postës në Shkodër, Erjon Metushi kryetar i FRESSH Shkodër dhe anëtar i këshillit bashkiak, Valdo Dibra, Arbis Vjerdha anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës janë disa prej emravë që kanë kandiduar. Drejtuesja politike Bilali thotë se nuk ka asnjë të preferuar prej kandidaturave por nuk përjashtohet mundësia që ky pozicion të ndahet mes një burri dhe një gruaje.

Mbledhja e sotme e Asamblesë së PS në prag të daljes së kandidaturave u shoqërua me disa debate por që për drejtuesen politike Bilali janë debate konstruktive.

Për të pakënaqurit brenda radhëve të PS Bilali ka një pyetje se ke vendosin më përpara Shkodrën apo lobimin për një emër.

Kryetari ose kryetarët e ardhshëm të PS Shkodër do të kenë fuqinë që u takon shprehet Bilali dhe jo të lihen nën hijen e drejtuesit politik sepse qëllimi i përbashkët është fitimi i zgjedhjeve të ardhshme vendore për bashkinë Shkodë.

Përveç kryetarit të PS që do zgjidhet në Shkodër por edhe në gjitha bashkitë e tjera, një ristrukturim total socialistët do të kenë edhe në bazë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TË RINJTË: DO LARGOHEMI SA TË MBAROJMË STUDIMET
Artikulli tjetërBUSHAT, RIKTHEHEN GËRMIMET NË QYTETIN ANTIK ILIR