Mbledhja e partisë socialiste e zhvilluar në Shkodër për riorganizimin e saj është shoqëruar me debate të forta. Pakënaqësitë me punësimet kryesisht kanë marrë një vëmendje në këtë mbledhje duke i kërkuar llogari grupit të punës të përbërë nga deputetët Arben Pëllumbi, Klotilda Ferhati, Senadi Mesi dhe Luan Harusha.
Debate ka patur edhe për ardhjen e drejtorëve rajonal nga qytetete të tjera në Shkodër apo edhe shërbime të tjera të munguara nga ana e drejtorive. Deputeti Pëllumbi i quajti normale këto debate ndërsa tha se disa janë edhe nga qejfmbetjet personale që kanë individë të ndryshëm
Partia Socialiste e Shkodrës do të përzgjedh 12 delegatët e saj por të paktën përfaqësuesit e njësive administrative mund ta dështojnë këtë process duke mos ngritur komisonet për zhvillimin e votimeve për delegatët nëse kërkesat e tyre për punësimet, drejtorët, shërbimet nga drejtoritë nuk merren parasysh. Deputeti Pëllumbi duke folur edhe për situatën në bashkinë Shkodër tha se e vetmja zgjidhje është nëse Presidenti dekreton një datë tjetër për zgjedhje të pjesshme
Sa i përket çështjes së drejtorëve rajonal që një pjesë nuk janë emëruar ende pas largimit të tyre, Pëllumbi tha se nuk ka qenë objekt i kësaj mbledhje pavarësisht se të pranishmit e kanë ngritur si problematikë ndërsa ky proces ende nuk ka përfunduar.
Për momentin PS Shkodër vazhdon që t’i ketë të shkrira strukturat e saj që janë zëvendësuar nga ky grup pune i përbërë nga katër deputetët e PS.
Situata në PS Shkodër nuk është aspak e mirë pas ndryshimeve të ndodhura dhe pakënaqësitë tek një pjesë e mirë e përfaqësuesve të njësive por edhe pjesës së qytetit janë shtuar ndërsa kjo reflektohet edhe nga debatet e forta që zhvillohen thuajse në të gjitha mbledhjet.