Julia Dekovi do të jetë kryetarja e re e forumit të gruas në partinë socialiste të Shkodrës. Dekovi ka fituar garën përballë Donika Ndojës në zgjedhjet e zhvilluara në këtë forum. Nga sa mësohet Dekovi ka marrë një numër më të madh votash duke qenë tashmë edhe drejtuesja e re e grave socialiste në Shkodër.
Ende nuk ka dalë rezultati zyrtar pas procesit të votimit që u bë në selinë rozë por burime pranë PS bëjnë me dije se Julia Dekovi ka fituar besimin e grave socialiste të Shkodrës për t’i drejtuar në të ardhmen. Gara mes tyre ka patur rivalitet për shkak të zhvillimeve të fundit në radhët e PS apo edhe ndryshimit të kandidaturave disa here në mënyrë jo zyrtare. Gjithsesi procesi i votimit u zhvillua dhe tashmë Dekovi do vijojë rrugëtimin e saj pas votëbesimit të grave socialiste.
Ky process nuk shkoi në mënyrën më të qetë të duhur për shkak se vetëm pak ditë më parë në takim me koordinatorin e PS Ditmir Bushati pati debate për shkak se vetëm 2-3 ditë para zgjedhjeve për forumin e gruas ende nuk ishin bërë të ditur emrat edhe pse nën zë flitej për kandidimin e mundshëm të Julia Dekovit dhe Donika Ndojës. Procesi nisi që në mëngjesin e së shtunës për të zgjatur për disa orë duke pritur 780 anëtarët që kishin të drejtë vote për forumin e gruas të PS.
Më përpara Ermira Ymeraj, kryetare e komisionit u shpreh se procesi ka shkuar normalisht ndërsa edhe pjesëmarrja është e lartë. Përpara Julia Dekovit forumi i gruas në PS-në e Shkodrës u drejtua nga Brunilda Dibra.Tashmë PS-ja e Shkodrës ka mbyllur të gjitha proceset brenda familjes dhe bën gati motorët për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
/ Star Plus TV /