Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj ka zhvilluar nje takim me shoqatën e Para-Tetraplegjikeve në Shkodër ku gjatë bashkëbisedimit ka sjellë në fokus të drejtat dhe problematikat që ka kjo pjesë e shoqërisë.

Beqaj theksoi se janë dy momente shumë të rëndësishme ku do të ketë edhe zgjidhje për të lehtësuar sa më shumë të gjitha hallkat administrative që ky grup të përfitojë të drejtat e tyre.

Beqaj premtoi se edhe me punën që do të bëhet me këshillin bashkiak , edhe me presionin pozitiv në qeveri do të ketë lehtësira te pagesat e energjisë elektrike, te tarifat lokale për këtë target grup.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET KATALOGU I BOTIMEVE ALBANOLOGJIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, MBËRRIJNË MATERIALET ZGJEDHORE NË 8 KZAZ-të