Partia Socialiste dega Shkoder, nepermjet nje deklarate per mediat ka njoftur se neser ne Bashkine Shkoder dhe Vau Dejes do te zhvillohen zgjedhjet per delegatet e kongresit te partise socialiste qe do te mbahet me 19 mars.
Kryetari I PS Shkoder Agim Shima teksa theksoj numrin e anetaresise dhe delegateve qe do te marrin pjese ne kete process ai beri te ditur se tashme Partia e Socialiste e Shkodres do te kete nje zyre te re ne te cilen do te zhvillohen edhe keta zgjedhje. Nderkohe numri delegateve qe do te zgjidhen nga qyteti bashke me njesiste administrative eshte 32 , ndersa gjithsej do te votojne 3211 anetare. Votimi per zgjedhjen e delegateve te PS Shkoder do te nis neser ne oren 8 te mengjesit dhe perfundon ne oren 16:00. Nderkohe ne përzgjedhjen e kandidatëve jane respektuar edhe kriteret e percaktuara sic jane barazia gjinore apo perfshirja e Forumit Rinor te Partise Socialiste.