Zyrtarisht partia socialiste e Shkodrës ka nisur procesin që pritet të zgjasë jo pak për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj jo vetëm të kryetarëve por edhe të hallkave të tjera të kësaj force politike. Nga sa mësohet pak ditë më parë në praninë e deputetëve të PS kanë zhvilluar një mbledhje në selinë rozë në Shkodër, drejtuesit më të lartë të socialistëve bashkë me ish-kryetarët e komunave të majta.
Nga ky takim i cili është shoqëruar pa shumë debate është mësuar se kryetari i ardhshëm i PS në Shkodër nuk do të zgjidhet brenda 20 shtatorit ashtu siç u tha në asamble para pak kohëve. Socialistët shkodran duhet tëp resin mbasin janarin e 2015-ës për t’u njohur me drejtuesit e rinj. Në këtë mënyrë socialistët kanë vendosur që të shtyjnë afatet e zgjedhjeve brenda llojit. Fillimisht nga data 10 shtator deri me 15 PS do të verifikojë në total antarsinë e saj duke qenë se nuk ka shifra të sakta dhe prej vitesh nuk është bërë një bilanc për antarsinë. Pas verifikimit të antarsisë hapi i dytë mësohet se është përzgjedhja e kryetarëve të organizatave. Ky proces do të nisë me 15 shtator dhe pritet të përfundojë deri me 30 tetor, pra një muaj e gjysëm kohë për votuar për 170 krerët e organizatave që ka PS-ja. Me përzgjedhjen e drejtuesve të rinj socialistët shkodran do të presin zhvillimin e kongresit që do mbahet në Tiranë në muajin nëntor ose dhjetor teksa do jenë të pranishëm delegatët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Po ashtu shumë shpejt pastaj do miratohet edhe statuti i partisë si dhe do bëhet ndarja e strukturave sipas reformës së re territoriale administrative. Pas gjithë këtij procesi të gjatë më pas PS-ja e Shkodrës do nisë garën për përzgjedhjen e kryetarit të ardhshëm duke i dhënë fund komandimeve prej afro 5 vitesh të drejtuesve socialist në Shkodër. 20 përfaqësuesit që ishin të pranishëm në mbledhje janë të deleguar për të monitoruar procesin për verifikimin e antarsisë por edhe përzgjedhjes së kryetarëve të rinj të organizatave.