Deklaratë për shtyp e Partisë Socialiste Shkodër

Partia Socialiste dega Shkodër denoncon shkeljet që po bëhen nga subjekte politike të caktuara, për afishimin e posterave dhe materialeve informuese zgjedhore në hapësirat publike.

Neni 3, pika 2 e Udhëzimit Nr 6 Dt 23.03.2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i përcakton vendet ku ndalohet afishimi i materialeve elektorale duke ja lënë për kompetencë si për caktimin e vendeve të lejueshme, ashtu dhe zbatimin e këtij udhëzimi, kryetarit të bashkisë brenda territorit të vet.

Ngrejme shqetësimin për shkeljen e këtij udhëzimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Partia Demokratike dhe kandidatë të veçantë të saj të cilët po cënojnë hapësirat publike, duke shkelur kështu edhe nje standart të vendosur me konsensus nga subjektet politike gjatë reformës zgjedhore.

I bëjmë thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër, Zonjës Voltana Ademi të përmbushë detyrimin ligjor që ky udhëzim i jep dhe të urdhërojë policinë bashkiake që të largojnë posterat elektorale nga vendet e ndaluara.

Për një herë të vetme Zonja Ademi të tregojë që është e paanshme kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe Kodit Zgjedhor, duke i dhënë kështu mundësinë të gjitha subjekteve të ndjehen të barabartë në këtë garë elektorale. Më e rëndësishmja të respektojë hapësirat publike të qytetarëve të saj dhe mos lërë vend për abuzime por dhe shëmtim të këtyre hapësirave, sikurse ndodhi në kohën kur ajo kandidoi për kreun e bashkisë dhe që vetë qytetarët shprehën indinjatë për flamujt dhe posterat e pafund në qytet.

Ne që në krye të herës me nisjen e fushatës zgjedhore, jemi treguar korrektë në respektimin e ligjit por dhe hapësirave publike, ndaj kërkojmë që në përmbyllje të kësaj fushate, ky standart të mos cënohet dhe vetë fushata të mos bëhet pis për banalitete pa vlerë.

 

Artikulli paraprakPD NESER TAKIM PERMBYLLES NE SHKODER, HELIDON BUSHATI: SHKODRA BASHKOHET NESER NE TAKIMIN PERMBYLLES ME KRYEMINISTRIN E ARDHSHEM LULZIM BASHA
Artikulli tjetër25 PRILLI, YURI KIM: KUSH PENGON VOTËN E LIRË TË HETOHET PLOTËSISHT! ASKUSH S’ËSHTË MBI LIGJIN DHE S’DUHET TË KETË TRAJTIME TË VEÇANTA